Ish trajneri dhe futbollisti i FC Shkupit i bashkohen Bellasicës!

Bellasica stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e fundit, ndërsa kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit që fillimisht të mendojnë për një emër të madh në bankinë, i cili do të bënte një revolucion të vërtetë si në fondin e futbollistëve, po ashtu edhe në taktikën e lojës.

Vetëm përmes këtyre ndryshimeve ato mund të shpresojnë në mrrekulli, ndërsa piërisht nga posti i trajnerit i kanë nisur ndryshimet.

Këtë post drejtuesit e skuadrës nga Strumica thuhet të i’a kanë besuar ish trajnerit të FC Shkupit, Gjore Jovanovski, një emër i njohur ky për futbollin tonë vendor, i cili në të kaluarën kishte udhëhequr edhe përfaqësuesen e vendit, njofton “infOSport.mk”.

Përveç tij, pjesë e Bellasicës në pranverë do të jetë edhe ish futbollisti i FC Shkupit, Benjamin Demir, si dhe mesfushori i Borecit, Oliver Peev.

Ndërkohë nga kjo skuadër edhe zyrtarisht janë larguar Jordan Serafimovski (Sileks), Igor Panoski (Ak.Pandev), Darko Razmoski (Pelister) dhe portieri Dejan Siljanovski (Borec). (infOSport.mk)

Leave a Reply