Dortmundi mundi Lajpcigun në transfertë pas një pjese të dytë të shkëlqyeshme (VIDEO)

Borusia Dortmundi ka shënuar fitore 3:2 ndaj Lajpcigut si mysafir në ndeshjen më interesante të javës së 15-të në Bundesligë, njofton “infOSport.mk”.

Dy talentët e rinj të skuadrës, Xhejdon Sanço (55’) dhe Erling Haaland (71’, 84’) siguruan fitoren e “verdhezinjëve”, të cilët në këtë mënyrë i dhanë fund serisë prej 4 ndeshjeve pa pranuar gol të Lajpcigut.

Në minutën e fundit Aleksandar Sorlot shënoi golin e nderit për Lajpcigun. Borusia Dortmundi falë kësaj fitore renditet në pozitën e katërt me 28 pikë, ndërsa Lajpcigu me 31 pikë renditet në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se kryesuesit e Bajernit të Munihut.

Leave a Reply