Agim Ibraimi vitin 2021 e ka nisur me këmbë të mbarë, teksa ka shënuar gol që në ndeshjen e parë me skuadrën e Kukësit në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”. Ish futbollistii Shkëndijës shënoi golin e parë për Kukësin në transfertën ndaj Laçit, skuadër kjo që në fund shënoi fitore 3:2.
Diferencën skuadra laçiane e bëri që në pjesën e parë, kur falë golave të shënuar nga Musta (13’) dhe Harmon (45+3’) avansoi me rezultatin 2:0.
Vetëm pas 5 minutave lojë në pjesën e dytë, Laçi me anë të Xhixhas realizoi edhe golin e tretë, duke bërë që në ato momente Kukësi të mos shpresonte shumë. Agim Ibraimi me golin e realizuar nga penaltia në minutën e 64-të, riktheu verilindorët në lojë, ndërsa fare në fund, në minutën e katërt shtesë (94’), me anë të Patrik Fridej Kukësi vetëm sa e ngushtoi rezultatin në 3:2, që ishte vetëm për statistikë, transmeton “infOSport.mk”.
Për Agim Ibraimin ishte ky goli i 6-të sezonal, me ç’rast tetovari aktualisht ndanë pozitën e dytë në renditjen e golashënuesve bashkë edhe me bashkëlojtarin e tij Patrik Fridej, ndërs i pari në këtë renditje rezulton të jetë Ardit Hoxhaj i Vllaznisë së Shkodrës, që dje realizoi golin e vetëm dhe të fitores ndaj Teutës.
Vllaznia falë fitores së djeshme kryeson renditjen me 29 pikë, 9 më shumë se Partizani, Laçi dhe Tetuta, që renditen në pozitat 2, 3 dhe 4, ndërkohë Kukësi me 17 pikë mban pozitën e 6-të.