Olainka mund ti bashkohet Leverkusenit, buzëqesh Skënderbeu që mund të mbush arkat sërish!

Piter Olainka është gati të bëjë hapin e madh në karrierë! Sipas asaj që raporton media e njohur gjermane “Kicker”, ish sulmuesi i Skënderbeut është pranë kalimit te skuadra e njohur gjermane e Bajer Leverkusenit.

Trajneri holandez Peter Bosh ka mbetur i surprizuar nga paraqitjet e nigerianit në Ligën e Europës me Slavia Pragën dhe e kërkon me çdo kusht në skuadrën e tij.

Skenderbeu’s Peter Olayinka (L) vies with Besiktas’ Ersan Gulum (R) during the UEFA Europa League Group H football match between KF Skenderbeu and Besiktas JK at the Elbansan Arena in Elbasan on September 17, 2015. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP via Getty Images)

 

Klubi çek kërkon të paktën 10 milionë euro për ta lënë të lirë Olainkën, një shifër kjo e konsiderueshme për një klub me financa të mëdha si Leverkuseni.

Në rast se ky transferim i Olainkës në Gjermani do të realizohej, atëherë do të ishte një lajm shumë i mirë edhe për Skënderbeun, që gjithashtu zotëron 15% të kartonit të lojtarit dhe në këtë mënyrë do të mbusheshin arkat e klubit korçar, në këtë situatë të vështirë që po kalojnë.

Leave a Reply