Renova ndahet edhe me dy lojtarë të tjerë!

Pas Sulejman Kulibali, Vahit Muratit dhe Artan Veliut, Renova është ndarë edhe me dy lojtarët nga Kërçova, Armend Aliu dhe portierin Valon Neziri, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë për portalin tonë konfirmoi Drejtori Sportiv i “gjipspunuesve”, Fisnik Nuhiu, i cili njëherit paralajmëroi prurje të reja te Renova gjatë ditëve në vazhdim, me qëllim për të përmbushur këto zbrastira pas ikjes së këtyre futbollistëve.

Deri në këto momente Renova ka përforcuar rradhët e veta me sulmuesin kolumbuan, Xhon Edy Mena Perez, ndërsa gjithashtu pjesë e tyre në pranverë do të jetë edhe Arlind Aliti, që vjen në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës.

Leave a Reply