Ronaldinho i ‘rilindur’ pas daljes nga burgu, përfiton plotë 700 mijë euro

Nga periudha e vështirë në burg, tek fitimet e majme, ylli brazilian Ronaldinjo duket se ka rilindur pas daljes nga burgu, ku kaloi plot 171 ditë në izolim duke përfshirë këtu edhe aarestin shtëpiak.

Dinjo u arrestua në Paraguaj së bashku më vëllain e tij, me akuzën e falsifikimit të pasaportave. Më pas ka qenë i detyruar të paguajë rreth 160 mijë euro për ta mbyllur menjëherë gjyqin dhe për t’iu kthyer jetës së tij.

E bukura është se pavarësisht gjithë këtyre telasheve,  imazhi i tij duket se nuk ka pësuar asnjë dëm. E përditshmja “El Pais” i ka bërë llogaritë Ronaldinjos që, menjëherë pas daljes nga burgu, duket se ka fituar rreth 700 mijë euro nga reklamat dhe sponsorizimet.

Mes projekteve të ardhshme, duket se është edhe një film mbi jetën e tij. Një rilindje e vërtetë për yllin brazilian.

Leave a Reply