Mançester Siti është kualifikuar në finalen e madhe të Liga Kupës së Anglisë (Carabao Cup), ku do të luftojë edhe për trofeun e katërt me rradhë në kuadër të këtij turneu, pasi sonte në derbin lokal, mundi Mançester Junajtedin me shifrat 2:0, njofton “infOSport.mk”.
“Citizens” edhe para një viti kishin eliminuar Junajtedin në kuadër të këtij turneu, derisa skuadra e Ole Gunar Solskjaer kishte humbur edhe gjysmëfinalet e FA Kupës dhe Liga Europës edicionin e kaluar.
Xhon Stouns (50′) dhe Fernandinjo (83′) shënuan golat për Sitin në këtë ndeshje, duke i siguruar në këtë mënyrë skuadrës së tyre një finale me Totenhamin e Hoze Murinjos.
Ndeshja finale do të zhvillohet me 24 prill në stadiumin “Uembli”.