Juventusi i ka shkaktuar disfatën e parë Milanit sezonin aktual në Serie A, duke u rikthyer fuqishëm në garë për titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Andrea Pirlos shënoi fitore 3:1 në “San Siro”, duke zbritur në tokë “kuqezinjtë” nga Milano, që pavarësisht disfatës vazhdojnë yë udhëheqin vallën në elitën e futbollit italian, kjo falë edhe disfatës së Interit gjatë ditës së sotme.
Federiko Kieza ishte ai që morri vëmendjen në këtë ndeshje te skuadra mike, duke shënuar dy golat e parë, teksa golin e dytë në minutuën e 62-të e pagoi shtrenjtë, pasi morri një lëndim, që nuk e lejoi të vazhdojë ndeshjen deri në fund.
Në ndërkohë Davide Kalabria në minutën e 41-të me një super gol kishte arritur që të barazoj shifrat që në pjesën e parë, që u mbyll me rezultat të barabartë, ndërkohë golin e tretë dhe të fundit në këtë takim për Juven e realizoi rezervisti Mekejn në minutën e 76-të.
Falë kësaj fitore Juventusi arrinë në kuotën e 30 pikëve, 7 më pak se liderërt e Milanit, mirëpo duhet theksuar se “Zonja e Vjetër” ka edhe një ndeshje më pak.