Sulmuesi kumanovar, Taulant Seferi para dy ditësh u zyrtarizua te Tirana, mirëpo dje “bardheblutë” morën lajmin e keq për bllokimin e merkatos, ndërsa nga e gjithë kjo mund të përfitojë Shkëndija.
Skuadra tetovare gjithashtu ishte në bisedime për huazimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare nga rradhët e Jang Bojs, drejtuesit e së cilës skuadër në fund arritën akordin me Tiranën, por që tani gjërat ndryshojnë dhe shumë lehtë mund të ndodh që “kuqezinjtë” ta sjellin Seferin në Tetovë.
Taulant Seferi te Jang Bojs përfiton një pagë mujore prej 12 mijë eurosh, ndërsa në rast huazimi, Shkëndija do të duheshe të paguajë gjysmën e pagës së kumanovarit.
Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Shkëndijës do të hynë sërish në bisedime me drejtuesit e Jang Bojs për të siguruar shërbimet e Taulant Seferit, i cili gjithashtu është edhe në radarin e Partizanit të Tiranës, që dëshiron të përfitojë nga rasti. (infosport.mk)