Gledi Micit i bie vlera, sulmuesi maqedonas me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës

Transfermarkt ka bërë rivlerësimin e futbollistëve edhe në Superligën e Kosovës në futboll,njofton “infOSport.mk”.

Deri më tani anësori i Prishtinës, njëherit ish futbollisti i Shkëndijës, Gledi Mici, kishte qenë futbollisti me vlerën më të madhe në elitë, por tani gjithçka ka ndryshuar me primatin e më të vlefshmit që e ka rrëmbyer sumuesi maqedonas, Marko Simonovski, që mbron ngjyrat e Feronikelit.

Micit i ka rënë vlera për plotë 137 mijë euro pas transferimit tek Prishtina dhe nga 475 mijë euro sa kushtonte më parë kur ishte pjesë e Shkëndijës, tashmë vlera e tij kap shifrën e 338 mijë eurove, ndërsa edhe ish sulmuesi i Metalurgut, Marko Simonovski, ka pasur rënie për 90 mijë euro, por tashmë është lider në Superligën e Kosovës, pasi kartoni i tij kushton plotë 360 mijë euro.

Në pozitën e tretë sa i përket vlerës tashmë është Armend Thaqi i Ballkanit, me vlerën e 315 mijë eurove, vlerë kjo e njëjtë që e kanë edhe futbollisti i ri i Feronikelit, dikur ish futbollistë i Vardarit, Damir Kojasheviç,si dhe dy futbollistët e Ballkanit, Blendi Baftiu dhe Mirlind Daku, transmeton “infOSport.mk”.

Nga futbollistët tjerë të Maqedonisë që luajnë në Superligën e Kosovës, Ardian Cuculi renditet i 9-ti, Vladica Brdarovski në pozitën e 11-të, ndërkohë Besmir Bojku në pozitën e 17-të, duke mbajtur vlerën e 248 mijë eurove.

Leave a Reply