Egzon Bejtullai futbollisti më i shtrenjtë në Ligën e Parë

Egzon Bejtullai i Shkëndijës është futbollisti më i shtrenjtë në futbollin elitarë të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Kapiteni i skuadrës tetovare sipas portalit sportiv të specializuar në vlerësimet e futbollistëve, ka vlerën e 720 mijë eurove, duke lënë pas vetes sulmuesin e FC Shkupit, Dembo Darboe, vlera e të cilit në tregun europian të futbollit kap vlerën e 630 mijë eurove.

Po i njëjti vlerësim edhe për 25-vjeçarin e Shkëndijës, Lupçe Doriev, që mban pozitën e 3-të, ndërsa në TOP5 ka vend edhe për një tjetër futbollistë të Shkëndijës, Enur Totre, i cili vlerësohet në 450 mijë euro, njëjtë sikurse edhe Gjorgji Stoilov i Akademia Pandev dhe Darko Micevski i Vardarit.

Në pozitat 7 dhe 8 renditen dy futbollistë tjerë të Shkëndijës, Mevlan Murati (405 mln) dhe Antonio Paviç (360 mln).

Leave a Reply