Shkëndija skuadra më e shtrenjtë në Maqedoni

Shkëndija e Tetovës rezulton të jetë skuadra më e shtrenjtë në futbollin tonë vendor, sipas një rivlerësimi të faqes së specializuar për statistika, “transfermarkt”, njofton “infOSport.mk”.

Vlera totale e futbollistëve të skuadrës “kuqezi” është 5,22 milionë euro, ndërsa pas Shkëndijës renditet FC Shkupi me një vlerë prej 3.98 milion.

Pas dy skuadrave shqiptare renditet Akademia Pandev, futbollistët e së cilës skuadër në total kanë një vlerë prej 3.65 milion euro.

TOP5-shi mbyllet me Rabotniçkin dhe Sileksin, ndërkohë dy skukadrat tjera shqiptare, Renova dhe Struga Trim Lum në këtë renditje ndodhen në pozitat 9 dhe 10, me vlerën prej 2.36 milion euro, gjegjësisht 2.18 milion euro, ndërkohë Bellasica me vlerën prej 1.60 milion euro renditet në pozitën e fundit.

 

Leave a Reply