Nuk kanë fund problemet për Vardarin. Pas largimit të trajnerit Aleksandar Vasoski, si dhe disa prej futbollistëve, nga skuadra shkupjane janë larguar edhe drejtuesit e saj, të cilët kanë dhënë dorëheqje, përcjellë “infOSport.mk”.
Fjala është për drejtorin e përgjithshëm, Samoil Simev si dhe për presidentin e klubit, Mirko Spaseski, të cilët nuk e kanë duaruar dot situatën e krijuar që po mbizotëron te skuadra me më shumë trofe në futbollin vendor.
Që të dy ishin pjesë e ekipit të udhëhequr nga Sergej Samsonenko, i cili nuk është më në gjendje për të financuar Vardarin.
Simev dhe Spaseski në këto pozita udhëheqëse te Vardari, ishin që nga viti –të, ndërsa pritet të shihet se kush do të merr përgjegjësinë për të shëptuar skuadrën “kuqezi” nga Shkupi, që me gjendjen aktuale që ka,vështirë se do të mund të mbijetojë edhe gjatë kohë.