Futbollistët e Shkëndijës gjatë ditës së sotme kishin grumbullimin e parë për vitin 2021, ku pritet të punojmë fuqishëm për pjesën e dytë të sezonit, e ku sy synim kryesor kanë rikthimin e titullit në Tetovë, shkruan “infOSport.mk”.
Kështu Shkëndija bëhet skuadra e dytë pas Renovës, që starton me përgatitjet për stinorin pranveror, të cilin do e pret nga pozita e parë.
Kujtojmë Shkëndija në 18 xhirot e parë në LPFMV, grumbulloi 39 pikë, 6 më shumë se dy ndjekësit më të afërt, FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P, ndërsa po mos të ishte ajo disfatë e vetme në javën e fundit kundër Pelisterit, kjo epërsi mund të ishte edhe më e thellë.
Stinori pranveror në elitën e futbollit vendor starton me 14 shkurt, ndërsa Shkëndija rrugëtimin drejt titullit kampion do ta nis nga Kratova me ndeshjen kundër Sileksit.