Renova prezantoi kolumbianin Perez

Renova edhe zyrtarisht ka prezantuar sulmuesin kolumbian, Xhon Edy Mena Perez.

Siç mëson “infOSport.mk”, kolumbiani 23-vjeçar me skuadrën nga Xhepçishti ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti pritet që të ndihmojë Renovën në arritjen e objektivit në stinorin pranveror, mbijetesën në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Ndryshe bëhet fjalë për një sulmues 23-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës kolumbiane të Llaneros FC, ndërsa te Renova pritet që të ngrisë konkurrencën në repartin më të avansuar.

Drejtuesit e Renovës që në fillim të këtij edicioni kishin tentuar të bënin për vete 23-vjeçarin nga Quibdo, mirëpo për shkak problemeve me dokumentacionin, i njëjti nuk kishte mundur ti bashkohet skuadrës tetovare.

Kujtojmë gjatë ditës së djeshme Renovës në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës iu bashkua edhe 21-vjeçari Arlind Aliti.

 

Leave a Reply