Tirana ka fituar garën me Shkëndijën e Tetovës për shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Taulant Sulejmani, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë kanë konfirmuar edhe nga klubi kampion i Shqipërisë përmes faqes zyrtare në “facebook”, ku ndër të tjerash shkruan: “Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së Janarit. KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulan Seferi. Pas bisedimeve të orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tonë 24 vjeçarin. Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar i kombëtares shqiptare të futbollit ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Klubi i uron suksese me fanellën bardheblu. #miresevjenTaulant”.
Kujtojmë Seferi është prodhim i futbollit tonë vendor, teksa karrierën kishte nisur në vendlinjen e tij në Kumanovë me skuadrën e Milanos, derisa për disa vite kishte luajtur edhe me Rabotniçkin, nga e cila skuadër në vitin 2015-të ishte transferuar te Jang Bojs. Ai vazhdimisht ishte huazuar në ekipet e futbollit zviceran, duke luajtur me Vohlen, Vintertur dhe Ksamaks, ndërsa këtë herë i njëjti u huazua te kampionët e Shqipërisë, ndaj së cilës skuadër Jang Bojs luajti në kuadër të Liga Europa këtë edicion. Si duket që nga ajo ndeshje raportete mes dy skuadrave janë të mira, ndaj edhe mbrëmjen e së hënës vonë erdhi edhe deri te bashkëpunimi i parë. (infosport.mk)