Agim Ibrahimi mund të konsiderohet si një nga goditjet më të qëlluara të Kukësit në merkaton e verës së kaluar. Tetovari një gjë të tillë ka dëshmuar me paraqitjet e tij në Superligën shqiptare, teksa me golat e tij e ka ndihmuar skuadrën kuksiane në disa ndeshje mjaft të rëndësishme.
Së fundmi, Ibrahimi ka dhënë një intervistë për “Klan Maqedonia” ku shprehet se Superiorja është një kampionat i fortë.
“Të them të drejtën me shumë kënaqësi e prita dhe pranova ofertën e Kukësit. Drejtor sportiv është Nderim Nexhipi. Para disa vitesh Nderimi më tha të mos e mbyllja karrierën pa luajtur njëherë në kampionatin shqiptar. Dhe tashmë i erdhi koha edhe me shumë dëshirë edhe me shumë kënaqësi pranova ofertën e Kukësit.
Është një kampionat mjaftë i fortë dhe shpresoj një të ardhme shumë të mirë me Kukësin” – është shprehur Ibraimi, i cili para se të transferohej në Superligën shqiptare, ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.