Lionel Messi në ndeshjen e fundit ndaj Hueskas, në të cilën “katalunasit” shënuan fitore minimale 1:0, zhvilloi ndeshjen e tij të 500-të në La Liga dhe të 750-tën në të gjitha garat me klubin spanjoll.
Në këtë mënyrë ylli argjentinas arriti të thyej edhe një rekord tjetër në La Liga.
33-vjeçari Messi është bërë futbollisti i parë jo spanjoll që arrin shifrën e 500 ndeshjeve me Barcelonën në La Liga, gjë që nuk ishte arritur nga asnjë futbollistë deri më tani në historinë e elitës së futbollit spanjoll.
Pos kësaj, tani Messit i nevojiten edhe 18 paraqitje të tjera që të thyej rekordin e ish bashkëlojtarit të tij, Çavi Hernandez, për tu bërë futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e Barcelonës. Ish kapiteni i “katalunasve”, Çavi Hernandez me fanellën blaugrana ka zhvilluar gjithsej 767 ndeshje.