Milani shumë shpejtë kthen në realitet Interin, vendi i parë është për “kuqezinjtë”  (VIDEO)

Milani e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2021, teksa shënoi fitore 2:0 në transfertën kundër Beneventos, në ndeshjen e vlefshme të javës së 15-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë kuqezinjtë nga Milano shënuan fitoren e parë në ndeshjet kampionale kundër Beneventos, që për herë të parë kundër Milanit kishte luajtur në sezonin 2017/2018. 2:2 ishte mbyllur ndeshja e parë e zhvilluar në fushën e Beneventos, edhe atë falë një goli të shënuar nga portieri Brinjolli në minutën e 96-të, ndërkohë në ndeshjen e dytë të sezonit të zhvilluar në San Siro, Milani kishte pësuar disfatë 1:0.

Ndërkohë sot skuadra e Stefano Piolit, edhe pse nga minuta e 34-të luajti me një futbollistë më pak në fushë (Tonali me karton të kuq), në fund shënoi fitore 2:0, falë golave të shënuar nga Frank Kesie (15’, penaltia) dhe Rafael Leao (49’).

Vlen të theksohet se ekipi vendas në minutën e 61-të nuk realizoi nga pika e bardhë përmes Kaprarit, transmeton “infOSport.mk”.

Për Milanin ishte kjo fitorja e 11-të sezonale, ku ka regjistruar edhe 4 barazime, me ç’rast si skuadra e vetme pa humbje me plotë meritë kryeson renditjen me 37 pikë, një më shumë se Interi, që sërish zbret në pozitën e dytë.

Leave a Reply