Viti 2021 mund të sjellë disa transferime të bujshme, ndërsa një gjë të tillë na e konfirmon edhe ky lajm që na vjen nga Italia. Skuadra e Milanit që po bënë mirë këtë edicion në Serie A, është duke tentuar seriozisht transferimin e sulmuesit të Paris Sen Zhermen, Mauro Ikardi.
Një ndihmë në sulm për Ibrahimoviç do të ishte e mirëpritur pasi për sezonin e ardhshëm Rossonerët kanë shumë shpresë që do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.
Mediat në Itali tashmë e kanë piketuar Mauro Ikardin si përforcimin e mundshëm për sulmin e kuqezinjëve i cili nuk e ka përjashtuar asnjëherë këtë mundësi.
Një sezon që mund të thuhet edhe i dështuar deri më tani ka bërë që vlera e argjentinasit të bjerë ndjeshëm dhe kjo do të thotë shumë për Milanin, skuadër e cila mund ta transferojë atë për një shifër të ulët.