Interi luan tenis me Krotonen, Martinez regjistron “tripletën” e parë me “zikaltërit” (VIDEO)

Interi vitin 2021e ka nisur frikshëm, teksa në ndeshjen e parë të javës së 15-të mundi Krotonen me shifrat 6:2, njofton “infOSport.mk”. Figurë qendrore e këtij takimi doli të jetë argjentinasi, Lautaro Martinez, i cili realizoi 3 gola. Për argjentinasin ishte kjo “tripleta” e parë e regjistruar me Interin në “Serie A”, aty ku përkohësisht “zikaltërit” kanë marrë edhe kryesimin para rivalit lokal, Milanit.

Ndryshe përveç Martinez, për Interin realizuan edhe Romelo Lukaku (64’), Ashraf Hakimi (87’), ndërsa një autogol realizoi edhe futbollisti kundërshtarë, Marone (31’). Në anën tjetër të dy golat për Krotonen, që pjesën e parë rezistoi mjaft mirë i realizuan Zanellato (12’) dhe Golemiç (36’), i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Për skuadrën e Antonio Konte ishte kjo fitorja e 11-të sezonale, me ç’rast Interi tashmë me 36 pikë kryeson renditjen para Milanit, që ka 34 pikë dhe një ndeshje më pak. Në anën tjetër Krotone me vetëm 9 pikë të grumbulluara mban pozitën e parafundit.

Leave a Reply