Marash Kumbulla vazhdon të bëjë emër në arenën ndërkombëtare me paraqitjet e tij, fillimisht me Veronën e tashmë me Romën. Mbrojtësi i ri i përfaqësueses shqiptare, është kthyer në një emër shumë të njohur në arenën ndërkombëtare e së fundmi ka marrë edhe një vlerësim shumë të veçantë.
UEFA ka përzgjedhur futbollistin e përfaqësueses shqiptare ndër 50 talentet që duhen ndjekur gjatë vitit 2021, me bindjen se si do të bëjë hapin e rëndësishëm të radhës në karrierën e tij.
“Kumbulla iu bashkua ekipeve të moshave të Veronës në moshën 8-vjeçare. Një qendërmbrojtës i gjatë dhe i qëndrueshëm, ai është një admirues i Xhiorxhio Kielinit. Iu bashkua Romës në shtator dhe shumë shpejt arriti të linte shenjën e tij në kryeqytet”, shkruhej në përshkrimin e mbrojtësit shqiptar.
Kumbulla gjendet në këtë listë përkah disa prej emrave të njohur që kanë spikatur që në moshë të re në futbollin europian si Abraham, Bellingem, Fofana, Hauge, Kubo, Maldini, Mukoko apo Musiala