Real Madridi thuhet se është shumë afër që të transferojë mbrojtësin e krahut të majtë të Bajernit të Munihut, David Alaba.
Mbrojtësi austriak është i lirë që të bisedojë me cilën do skuadër, pasi kontrata e tij me “Bavarezët” skadon në verën e këtij viti.
Alaba tashmë ka refuzuar vazhdimin e kontratës me kampionët e Gjermanisë, duke kërkuar kështu një aventurë të re.
Lojtari që mund të luajë në krahun e majtë dhe në qendër të mbrojtjes, kishte kërkuar një pagë edhe më të lartë te skuadra gjermane, por kërkesa e tij ishte refuzuar.
Kështu, Real Madridi është duke i plotësuar dëshirën në një kontratë prej dhjetë milionë euro në sezon dhe qëndrim prej katër vitesh në “Santiago Bernabeu”.
Posa ta përfundojë kontratën me Bajernin, Alaba do të kalojë te madrilenët si lojtar i lirë.