Mauricio Poçetino, me shumë gjasa trajneri i ardhshëm i PSZh-së ka arritur në kryeqendrën franceze. Prezantimi i argjentinasit si trajner i Paris Sen Zhermenit pritet të ndodhë gjatë uikendit, njofton “infOSport.mk”.
Të dielën ish trajneri i Totenhamit do të zhvillojë stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re, ndërsa debutimin e tij në bankinën e PSZh-së do ta bëjë të mërkurën kundër Sent Etien.
Sipas disa mediave, Poçetino veçmë ka nënshkruar kontratën me skuadrën parisiene. Marrëveshja e tij do të jetë deri në vitin 2023. Argjentinasi në postin e trajnerit te PSZh-ja do të zëvendësojë gjermanin, Tomas Tuhel, i cili u shkarkua me 24 dhjetor të vitit që lamë pas.
Poçetino festat e fundvitit i kishte kaluar në shtëpinë e tij në Lindër. Ai ishte i papunë që nga nëntori i vitit 2019-të, kur u largua nga ekipi anglez i Totenhamit.
Para se të drejtonte “spërsat”, Poçetino kishte drejtuar edhe Sautemptonin dhe Espanjollin, transmeton “infOSport.mk”.
Në Francë thuhet se që në ditët e para në Paris, Poçetino do të ulet për të biseduar me bashkëpatriotin e tij, Anhel Di Maria, e ku më pas do të bëhet e qartë nëse reprezentuesi i Argjentinës do të nënshkruajë kontratë të re me PSZh-në, ose jo, derisa një gjë të tillë me shumë siguri pritet të bëjë Huan Bernat.