Velinov ia uron në shqip transferimin te Liria, Stefan Kocev (FOTO)

Stefan Kocev të hënën edhe zyrtarisht u bë pjesë e skuadrës së Lirisë nga Prizreni. Futbollisti nga Shtipi me skuadrën nga elita e futbollit kosovar nënshkroi kontratë një vjeçare me të drejtë rinovimi, ndërsa kalimin në rradhët e Lirisë, Kocev e kishte bërë të ditur edhe përmes profilit të tij zyrtarë në facebook.

LIRIA E PRIZRENIT TANSFERON MBROJTËSIN E BREGALLNICËS (VIDEO)

Urime të shumta kishin arritur në adresë të tij nga shokët e tij, bashkëlojtarë dhe ish bashkëlojtarë, ndërsa ajo që binte në sy ishte edhe urimi në shqip nga ana e ish bashkëlojtarit të tij te Bregallnica, Stojanço Velinov, i cili shkurtimisht i kishte shkruar:”URIME”.

Ndoshta kjo edhe për faktin se Velinov një periudhë të shkurtë ishte edhe pjesë e Renovës dhe kishte kontakte të shumta me bashkëoljtarët e tij, apo ndoshta edhe për faktin se tashmë Kocev është bërë pjesë e një skuadre shqiptare nga Kosova, ku do të duhet edhe ai të mësojë diçka nga gjuha shqipe, njëjtë sikurse edhe Velinov që kishte mësuar përderisa ishte kohë e Renovës.

 

Leave a Reply