Së bashku me trajnerin Qatip Osmani, në konferencën për shtyp ishte edhe kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani, i cili vlerësoi skuadrën e Daçias, ndërsa theksoi se ndeshjet europiane kanë dallim me ato të kampionatit të vendit tonë.
“Na pret ndeshje me kundështar që nuk duhet nënçmuar. Ekipi është i përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, kjo është një sfidë e re për ne. Shpresoj që me angazhim maksimal nga gjithë ne të arrijmë të shkojmë në raundin tjetër. Nuk duhet harruar se kemi dy ndeshje, por ne do të japim më të mirën që në ndeshjen e kthimit të shkojmë me rezultat sa më pozitiv. Do të jetë ndeshje e vështirë, në këto takime nuk ka favoritë. Ndeshjet në Evropë gjithmonë janë më të rënda se në kampionatin tonë, por ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe shpresoj që me rezultat pozitiv të shkojmë në ndeshjen e dytë”, tha kapiteni Hasani.