E ardhmja e Antuan Grizman tek skuadra e Barcelonës duket se i ka ditët e numëruara pasi një transferim i tij tek gjiganti i Juventusit është duke u bërë gati.
Gjithçka është e lidhur ngushtë me situatën e Paolo Dybalas i cili ka shumë mundësi që të mos rinovojë me “Zonjën e Vjetër” dhe në këtë rast do ti hapej rruga transferimit të sulmuesit francez.
Francezi përfiton aktualisht 18 milionë euro tek skuadra e Barcelonës në sezon dhe nuk do të jetë e lehtë që Juventus të sigurojë një shifër të tillë.
Por gjithçka mbetet të shihet gjatë verës ku situata aktuale favorizon shumë Juventusin pasi tek Barcelona futbollisti nuk po kalon një periudhë të mirë.