Petkoviç “sulmon” Klopin, shkas Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri nuk po gjen qetësi te Liverpulli. Mungesat e mëdha në fushë, ku shumica po vijnë shkak i lëndimeve, ka bërë që trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq të hedh kritika të mëdha në adresë të trajnerit të “redsave”, Jurgen Klop.

“Sa e di unë, Shaqiri ka lëndime në muskuj që i pësoi në ndeshjet ndërkombëtare që nuk i kishte ndjerë dhe më pas stërviti me ne”, – kishte thënë me herët trajneri gjerman i LIverpullit.

Ndaj kësaj ka reaguar Petkoviq i cili ka goditur këto pretendime dhe ka kritikuar Klopin për trajtimin e Shaqirit te Liverpulli.

“Ai nuk u lëndua me ne, ai u stërvit normalisht me ne kur u anulua loja në Ukrainë. Ato pretendime janë të pakuptueshme. Do ta kisha parë më të përshtatshme nëse klubi do të kishte raportuar te mjeku i kombëtares, në vend që të shpreheni publikisht”, – ka thënë Petkoviq për “Blick”.

 

Leave a Reply