As Ibrahimoviç dhe as Ronaldo! Serie A ka një tjetër goleador!

Shumë tifozë të futbollit, e në veçanti, ata të “Serie A”, do të habiten kur të shikojnë këtë rezultat, për sa i përket sulmuesit më efektiv në Serie A për vitin 2020.

“Sky Sport Italia” llogariti numrin e rasteve që i duhen sulmuesve për të gjetur rrugën e rrjetës dhe rezultati është befasues.

Në vendin e 10-të të kësaj liste kemi mesfushorin e Romës, Henrikh Mkhitaran. Armeni ka një mesatare prej 5.8 goditje për gol, pasi ka arritur të shënojë 13 herë në 76 raste.

Në vendin e 9-të pozicionohet Joao Pedro i Kaljarit. Ai ka arritur të shënojë 15 gola në 85 raste, pra një mesatare prej 5.6 goditje për gol.

Në vendin e 8-të është ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo. Portugezi ka shënuar 33 gola në 180 raste, me një mesatare prej 5.4 goditje për gol.

Në vendin e 7-të është gjiganti i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç. 39-vjeçari ka një mesatare prej 5 goditje për gol, pasi ka arritur të shënojë 20 gola në 101 raste.

Edhe në vendin e 6-të kemi një tjetër sulmues të Milanit, Ante Rebiç. Kroati ka shënuar 12 gola në 55 raste, me një mesatare prej 4.5 goditje për gol.

Vendi i 5-të mbahet nga kapiteni i Lacios, Çiro Immobile. Italiani ka një mesatare prej 4 goditje për gol, ku ka shënuar 28 gola në 113 raste.

Në vendin e 4-të do të gjejmë sulmuesin e Atalantës, Luis Muriel. Kolumbiani ka shënuar 15 gola në 59 raste, me një mesatare prej 3.9 goditje për gol.

Vendi i 3-të mbahet nga bomberi i Interi, Romelu Lukaku. Ai ka një mesatare prej 3.7 goditje për gol, pasi ka shënuar 22 herë në 83 raste.

Në vendin e 2-të renditet lojtari i Romës, Jordan Veretout. Ai ka një mesatare të shkëlqyer, pasi e ka dërguar topin në rrjetë 12 herë në 41 raste.

Vendi i 1-rë mbahet nga sulmuesi i Sassuolos, Françesko Kaputo. Italiani është sulmuesi më efektiv i Serie A pasi ka shënuar 19 gola në 62 raste për gol, me një mesatare prej 3.2 goditje për gol. (abcnews.al)

Leave a Reply