Një skenë shumë e rëndë na vjen nga Superliga turke e futbollit, më konkretisht nga ndeshja e javës së 25-të midis Fenerbahçes dhe Konjaspor, njofton “infOSport.mk”.
Qendërsulmuesi i Fenerbahçes, Fernando theu krahun e tij të majtë pas një dueli që pati me portierin kundërshtarë, Kirintili.
Ishte ky një moment shumë i rëndë për sulmuesin brazilian, i cili nuk mund ti duronte dot dhimbjet e mëdha që po përjetonte në ato momente, gjë kjo që dëgjohet përmes britmave të tij edhe në video materialin e mëposhtëm.
Fenerbahçe përveç që humbi sulmuesin e saj në këtë përballje, kjo skuadër në fund humbi edhe ndeshjen me rezultatin 2:3, ndërsa humbi edhe ato pak shanse për titullin e kampionit, duke pasur parasysh se tashmë ngec 10 pikë ndaj liderit aktual, Beshiktashit, shkruan “infOSport.mk”.
Fenerbahçe pas 25 xhirove ka tubuar 44 pikë, derisa Beshiktashi me 54 pikë dhe një ndeshje më pak, atë të së dielës kundër Antalyaspor, kryeson renditjen në Superligën turke me dy pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Bashakshehirspor.