Portieri nga Shkupi, Burhan Mustafa është larguar nga skuadra e Borecit. Lajmin për largimin e tij nga ekipi i qytetit të Velesit për redaksinë tonë e ka konfirmuar vet Mustafa, me çka ndarja mes palëve nuk ka qenë e hijshme.
“Po është e vërtetë që kemi mbyllur para kohe kontratën me Borecin. Ky është futbolli dhe këto gjëra ndodhin në këtë sport. Por un kam mbetur i zhgënjyer nga sjellja e kryesisë së klubit të Borecit në raport që kanë pasur kundrejt meje. Gjithsesi, të hapet merkatoja dhe të shohim çka do të na sjell e ardhmja”, ka thënë për Sportmania, Mustafa.
Burhan Mustafa verën e vitit 2019 u bashkua me Borecin, ndërsa para transferimit te skaudra nga Velesi ai ishte pjesë e Ferizajit të Kosovës, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Shkupit, Euromilkut, Dritës Bogovinës dhe Milanos së Kumanovës.