Vijnë dy largime nga rradhët e FC Shkupit

FC Shkupi gjatë ditës së sotme njoftoi për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Umit Karan, ndërsa nga kryesia e klubit nga Çairi, për “infOSport.mk” konfirmuan edhe ndarjen me dy lojtarë të tjerë.

Fjala është për portierin Kristijan Naumovski dhe mbrojtësin e krahut të majtë, Darko Glishiq, të cilët nuk do të jenë pjesë e FC Shkupit në stinorin pranveror.

Ky i fundit te FC Shkupi erdhi në fillim të këtij viti, teksa sezonin aktual (stinorin vjeshtorë), regjistroi 14 paraqitje dhe 3 asistime.

Ndërkohë sa i përket Kristijan Naumovskit, gardiani 32-vjeçar skuadrës nga Çairi iu bashkua gjatë muajit korrik, kur arriti nga ekipi maltez i Balzan. Naumovski erdh si zëvendësim për portierin e lënduar Aleksovski, ndërsa gjatë stinorit vjeshtorë i njëjti u paraqit në 13 përballje, teksa në 6 prej tyre ruajti rrjetën të paprekur.

Ditëve në vijim drejtuesit e skuadrës pritet të punojmë në angazhimin e një portieri të ri, mirëpo një gjë të tillë do të bëjnë vetëm pasi të konfirmojnë emrin e trajnerit të ri.

Leave a Reply