Drita e Bogovinës gjatë ditës së sotme ka prezantuar 5 emra të rinj, që pritet të ngrisin kualitetin e skuadrës dhe të bëjnë dallimin gjatë stinorit pranveror, ku skuadra do të luftojë për mbijetesë, njofton “infOSport.mk”.
Emra të rinj në rradhët e skuadrës nga Bogovina, ashtu siç kishim paralajmëruar edhe disa ditë më parë do të jenë portieri Amir Jashar, Kushtrim Tahiri, Shpend Asani, Valon Zeqiri dhe Dejan Leskaroski.
4 prej tyre, me përjashtim të Valon Zeqirit stinorin vjeshtorë ishin pjesë e Vardarit të Forinës.
Lidhur me këto përforcime dhe atë që e pret skuadrën në stinorin pranveror, foli edhe trajneri Ardian Imeri, i cili të paktën pret edhe një përforcim në skuadër.
“Evenualisht mund të ketë edhe një lojtarë që mund të afrohet në klub. Mund të them se jam i kënaqur nga këto përforcime, shpresojë në një fazë përgatitore sa më të mirë dhe pa lëndime” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” trajneri i Dritës së Bogovinës, Ardian Imeri.
Përgatitjet për stinorin pranveror skuadra e Dritës do ti startojë nga 4 janari, ndërsa trajneri Imeri ka planifikuar edhe disa ndeshje kontrolluese që do të zhvilloheshin në Bogovinë.