Stefano Pioli dhe Milani janë në kërkim të një sulmuesi, i cili do të zëvendësonte Zlatan Ibrahimoviç, kur suedezi nuk do të ishte i disponueshëm për lojë. Dëmtimi i fundit i Zlatan Ibrahimoviç ka bërë që tek “Rossonerët” të bie në sy mungesa e një sulmuesi tipik dhe këtë problem Pioli kërkon ta zhdukë njëherë e mirë.
Në fokusin e Milanit kanë qenë shumë futbollistë të njohur dhe të talentuar mirëpo për Piolin në mendje është vetëm një emër dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Real Madridit, Luka Joviç, që është në pronësit të agjentit të njohur shqiptarë, Fali Ramadani.
Joviç nuk po kalon një periudhë të mirë tek Real Madridi dhe transferimi te Milani do të mund të ishte një shpëtim për karrierën e tij që është në një moment të errët.
Një marrëveshje mund të arrihet me më së shumti mundësi në një formë huazimi dhe pastaj të ketë të drejtë blerjeje, ndërsa në gjithë këtë çështje fjalën do ta ketë edhe menaxheri nga Tetova, Fali Ramadani.