Skuadra kampione e Anglisë, Liverpulli, synon transferimin e sulmuesit të ri të Arsenalit, Folarin Balogun, raportojnë mediat angleze.
19-vjeçari është në shënjestrën e disa klubeve nga Bundesliga, pasiqë kontrata e tij me “topçinjtë” skadon në fund të sezonit.
Arsenali synon ti ofrojë kontratë të re, mirëpo Balogun në janar do të jetë i lirë të negocijojë me skuadrat e interesuara.
Liverpulli synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe “Reds” do të bëjnë çmos për ta bindur 19-vjeçarin të ju bashkohet atyre.