Futsal Shkupi të dielën ka gëzuar tej mase tifozët e saj, pasi përveç fitores ndaj Crna Rekës në ndeshjen e javës së 11-të, “bardhekaltërit” nga Çairi prezantuan edhe një ndër përforcimet më të mëdha viteve të fundit, njofton “infOSport.mk”.
Pjesë e skuadrës kampione të Futsal Shkupit do të jetë Halim Selmanaj, një ndër lojtarët më të mirë të lojës së futsalit në rajon.
Selmanaj te Futsal Shkupi erdhi nga rradhët e FC Liburnit nga Gjakova, me të cilën skuadër ka fituar disa tituj kampion, ndërsa po i njëjti në vitin 2017-të, ishte shpallur si golashënuesi i dytë më i mirë në garat europiane nën ëmbrellën e UEFA-s, menjëherë pas Kristiano Ronaldos.
Selmanaj me Futsal Shkupin ka nënshkruar kontratë vetëm për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ku “bardhekaltërit” nga Çairi pretendojnë të bëjnë një hap më të madh se edicionin e kaluar, kur luajtën në “Main Round”, transmeton “infOSport.mk”.
Kujtojmë Futsal Shkupi në këtë fazë të këtij edicioni do të përballet me skuadrën e MFC Kherson nga Ukraina. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me 16 janar në qytetin ukrainas të Zaporozhje, drejt të cilit qytet ekspedita “bardhekaltër” do të niset me 12 janar.