Pelisteri te Bellasica gjeti zëvendësuesin e Fazliut

Pelisteri edhe zyrtarisht ka bërë përforcimin e parë në prag të stinorit vjeshtorë, njofton “infOSport.mk”.

Emër i ri në rradhët e skuadrës nga Manastiri do të jetë Darko Razmoski, i cili vjen nga rradhët e Bellasicës. Bëhet fjalë për një futbollistë 21-vjeçarë që luan si sulmues krahu, teksa shihet si zëvendësues për Lavdrim Fazliun, që ndodhet shumë pranë nënshkrimit të kontratës me FC Shkupin.

Kujtojmë përveç Fazliut, nga rradhët e Pelisterit është larguar edhe kolumbiani Borha, i cili në pranverë do të luaj me Borecin, ndërkohë drejtuesit e Pelisterit ditëve në vijim pritet të njoftojnë edhe për emrat e rinj që pritet të ju bashkohen.

Një ndër emrat më të përfolur, është edhe ai i Antonio Kalanoskit, gjithashtu pjesë e Bellasicës, ndërsa dëshira e drejtuesve të skuadrës nga Manastiri është që të gjejnë edhe një sulmues të spikatur, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë, Pelisteri stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 10-të me 18 pikë, ashtu që në pranverë këtë skuadër e pret një luftë e vertetë për mbijetesë.

Leave a Reply