Mançester Junajtedi ka vendosur një rekord të ri në Premierligë, edhe pse nuk arriti të shënojë fitore në ndeshjen e javës së 15-të kundër Leçesterit në transfertë, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja e zhvilluar në “King Pouer Stadium” u mbyll me shifrat 2:2, me ç’rast Leçesteri arriti të ndërpresë serine e fitoreve të Junajtedit në ndeshjet si mysafir, por megjithatë “Djajtë e Kuq” u bënë skukadra e parë që shënon minimum nga 2 gola në 11 ndeshje me rradhë prej kur se është themeluar Premierliga.
Për herë të fundit një arritje të tillë në elitën e futbollit anglez kishte arritur po Mançester Junajtedi, edhe atë në sezonin 1958/1959, kur kjo skuadër kishte regjistruar 13 ndeshje me rradhë me minimum dy gola të shënuar.