Skuadra e Akademija Pandevit ka prezantuar fanellat e reja që do të luaj në sezonin e ri 2017/18 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Promovimi i tyre u bë sot me anë të një konference për shtyp të mbajtur në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup, ku të pranishëm ishin Goran Pandevi së bashku me dy bashkëpuntorët e tij Jugosllav Trençovski dhe Darko Kostovi.
Drejtuesit e Akademija Pandevit iu kanë premtuar tifozëve edhe një qendër sportive në Strumicë si dhe një fan-shop zyrtar.
“Synimi ynë në fillim ishte krejtëisht diça tjetër, të investojmë shumë në kategoritë e reja, t’i drejtojmë fëmijët në rrugën e duhur, dhe sa më shumë fëmijë të udhëtojnë jashtë vendit. Dhe ja ku jemi, pas një viti arritëm që të kemi ekipin e parë. Jam i lumtur që jemi në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Shpresojmë të jemi një skuadër e qëndrueshme në futbollin elitar”, është shprehur pronari i “Akademija Pandevit”, Goran Pandev, që është edhe njëkohësisht reprezentues i Maqedonisë.
Akademija Pandev përgatitjet do t’i fillojë nesër në Strumicë, ndërsa me 9 korrik udhëton për në Bullgari.