Rabotniçki shkarkon trajnerin serb Dostaniq!

Ratko Dostaniq edhe zyrtarisht është shkarkuar nga posti i trajnerit te Rabotniçki. Pasi ditë më parë pa asnjë shpjegim ishin larguar dy pjesëtarët e stafit teknik, Bazhe Ilijoski – Mihajllo Shejkeroski – Shani, sot drejtuesit e klubit me në krye presidentin Dragan Popovski, kishin vendosur të shkarkojnë edhe trajnerin serb, Ratko Dostaniq.

Ky i fundit mbahet mend për atë vendim skandaloz të vitit 2008, kur ishte në krye të Vardarit, mirëpo i njëjti patë dhënë dorëheqje shkaku se Maqedonia kishte pranuar Pavarësinë e Kosovës.

Tashmë i njëjti nuk po largohet vetë, por e larguan drejtuesit e skuadrës së Rabotniçkit, të pakënaqur me atë që arritën gjatë stinorit vjeshtorë.

Rabotniçki stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 7-të me 24 pikë, larg 3 pozitave të para që sigurojnë të paktën Europën.

 

Leave a Reply