Super lajm, Mërgim Berisha zgjedh Kosovën!

Mërgim Berisha po shkëlqen me ekipin e njohur austriak, Salzburgun, duke lënë gjurmë edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Dy gola ka arritur që të realizojë në dy ndeshjet e zhvilluara kundër Bajernit të Munihut. Kaq mjafton për të fituar interesin e mediave, ku në Itali e kanë cilësuar si një “Haland i ri” që po del nga Salzburgu.

Së fundmi është kosovarja, “Lajmi.net”, që raporton se Mërgim Berisha ka zgjedhur që të përfaqësojë Kosovën, me burime brenda FFK-së.

E gjitha kjo kërkon pritjen për t’u vërtetuar pasi vetë lojtari u shpreh pak ditë më parë në Austri se e ëndërron ftesën e Gjermanisë.

Ndërkohë nuk kanë qenë të pakëta rastet kur lojtarët kanë dhënë fjalën e tyre për të përfaqësuar Kosovën, për të ndërruar gjithçka në mënyrë të papritur. Koha do të tregojë se si do të jetë çështja e Mërgim Berishës, që mesa duket po afrohet gjithmonë e më tepër Kosovën.

Leave a Reply