Ardian Cuculi në ekipin e vitit në Superligën e Kosovës

Pas Ardian Nuhiut, që u përzgjodh si trajneri më i mirë i vitit 2020 në Superligën e Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës përmes një ceremonie “online” pa mysafirë, ka bërë edhe përzgjedhjen e ekipit më të mirë për vitin që po lëmë pas, njofton “infOSport.mk”.

Ndër emrat e përzgjedhur në formacionin më të mirë, bënë pjesë edhe emri i kërçovarit, Ardian Cuculi, i cili me Dritën e tij u shpall kampion, ndërsa ishte një komandant i vërtetë në krahun e majtë të mbrojtjes te skuadra gjilanase.

11-shja e vitit 2020 në Superligën e Kosovës:
Faton Maloku, Armend Thaqi, Leutrim Bekteshi, Ardian Cuculi, Arbër Potoku, Hamdi Namani, Endrit Krasniqi, Gerhard Progni, Xhevdet Shabani, Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku.

Leave a Reply