Partizani rikhehet tek fitorja, Jasir Asani tek goli (VIDEO)

Partizani ka shënuar fitore 2:0 përballë Kastriotit në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Superligën e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo fitorja e katërt sezonale dhe e para pas 4 ndeshjeve pa fitore për “Demat e Kuq”, që përkohësisht renditen në pozitën e dytë me 16 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Vllaznisë.

Njëherit ishte kjo një hakmarrje e futbollistëve të Partizanit ndaj Kastriotit, pas asaj disfate në xhiron e parë të këtij sezoni, kur ishin mundur në transfertë me shifrat 2:1.

Në atë ndeshje golin e vetëm për Partizanin e kishte shënuar Jasir Asani nga pika e bardhë, ndërsa shkupjani një gjë të tillë bëri edhe sot në “Selman Stërmasi”, kur në minutën e 94-të sërish me panenka mposhti portierin kundërshtarë, kur edhe vendosi rezultatin final të këtij takimi, Partizani 2, Kastrioti 0.

Ndryshe autorë i golit të parë për Partizanin ishte Cara në minutën e 86-të.

Leave a Reply