Ballkani e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Ismet Munishin. Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur që presidenti Arsim Kabashi pak minuta më parë ka zhvilluar një takim me Munishin ku e ka njoftuar me vendimin e klubit.
Kështu aventura e Munishit te skuadra nga Suhareka zgjati vetëm 18 muaj, ndërsa brenda kësaj periudhe i njëjti nuk mundi të fitonte asnjë trofe.
Stinorin vjeshtorë Ballkani me Munishin në krye e mbylli në pozitën e dytë, me 3 pikë më pak se Drita e Ardian Nuhiut.
Vlen të theksohet se Ballkani me Ismet Munishin në krye i humbi 3 duelet e drejtëpërdrejta ndaj skadrave pretendente për titull, Dritës, Gjilanit dhe Prishtinës, ndërsa pikërisht kjo mund të ketë qenë edhe një ndër arsyet e shkarkimit të tij nga ana e numrit një të Ballkanit, Arsim Kabashi.