Një lajm i bujshëm na vjen nga mediat ndërkombëtare, e që ka të bëjë me futbollistin shqiptarë me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë, Shkdran Mustafi. Edhe pse ky i fundit nuk po kalon çaste të mirë tek Arsenali, kjo nuk po e pengon atë të marrë oferta madje edhe nga gjigantët e futbollit europian, Barcelona.
Një gjë të tillë ka konfirmuar edhe vetë menaxheri i futbollistit shqiptarë, Emre Ozturk.
“Nuk jam në Barcelonë për Yusuf Demirin, por për Shkodran Mustafin e Arsenalit, të cilin e përfaqësojmë ne”, – tha Ozturk për SPOX.
Marrëveshja e Mustafit me Arsenalin mbaron në fund të sezonit, ndërsa një transferim i tij te Barcelona do të ishte një hap para në karrierën e tij të bujshme. La Liga për Mustafin nuk është një kampionat i panjohur, pasi gostivarasi para se të transferohej te Arsenali, mbronte ngjyrat e Valencias.