Ishte një mbrëmje e lidhur me avionët ajo për Barcelonën. Ndërkohë që Lionel Messi udhëtoi me avion privat drejt Argjentinës, basketbollisti i Barcelonës Tomas Heurtel u zbrit nga avioni në Stamboll.
Ai kishte udhëtuar me ekipin dhe pa nga afër humbjen e skuadrës së tij 86:79 kundër turqve të Efes. Por kthimi nuk ishte siç kishte menduar.
Drejtuesit e Barcelonës mësuan që ai po firmoste me Realin dhe jo me Fenerbahçen siç kishte thënë, me ç’rast vendosën ta linin atë në Turqi.