Mexhit Neziri vazhdon kontratën me Renovën

Mexhit Neziri i mbetet besnik Renovës. Mbrojtësi 26-vjeçar vendosi të vazhdojë kontratën me Renovën, pasi e njëjta i skadonte në fund të këtij muaji, njofton “infOSport.mk”.

Me kontratën e re, Neziri do të luaj te Renova deri në fundin e qershorit të vitit 2018-të.

“Vazhduam kontratën edhe për një vit tjetër. Jam i lumtur që sërish do jem pjesë e Renovës, me drejtuesit e së cilës skuadër u morrëm vesh shumë shpejt. Shpresoj se në sezonin e ri do të arrijmë objektivat tona që kemi, daljen në Evropë” – tha për “infOSport.mk”, Neziri.

Sezonin e kaluar Neziri ishte ndër futbollistët më standard te skuadra e Renovës, për të cilën skuadër zhvilloi 31 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

 

Leave a Reply