Fiorentina ka turpëruar Juventusin midis Torinos sonte, duke mundur me shifrat 3:0 kampionët në fuqi të Italisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.
Vlaoviç me golin e shënuar në minutën e 3-të paralajmëroi fitoren e skuadrës “vjollcë”, teksa në minutën e 18-të Kuadrado asistoi në këtë fitore, kjo pasi u ndëshkua me të kuq dhe la skuadrën në momente shumë të vështira.
Epërsinë numerike Fiorentina e shfrytëzoi në maksimum, teksa në pjesën e dytë nata e kobshme e Juves u konfirmua edhe me autogolin e Aleks Sandros në minutën e 76-të, teksa një ish futbollistë i tyre, Martin Kaseres, i ndëshkoi ata me golin e tretë të shënuar në minutën e 81-të.
Për Fiorentinën ishte kjo fitorja e parë pas plotë 20 viteve në Torino, dhe ndeshja e parë pas plotë 37 ndeshjeve që arriti të ruaj rrjetën e paprekur ndaj Juventusit në ndeshjet në transfertë, transmeton “infOSport.mk”.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër Krotone mundi Parmën me rezultatin 2:1, me të tre golat që y shënuan gjatë pjesës së parë.