Numri një i futbollit në vend, Muhamed Sejdini në emisionin “Magazin” në TV Sitel ka folur për shumë tema, përfshirë këtu edhe për të ardhmen e seleksionuesit Igor Angellovski, me të cilin federata ka marrëveshje deri me 31 dhjetor të këtij viti.
Kujtojmë Maqedonia nën drejtimin e Angellovskit arriti suksesin më të madh historik, duke u kualifikuar për herë të parë në një europian futbolli. Vallë a do të udhëheq ekipin “verdhekuq” edhe në ndeshjet finale të europianit të vitit të ardhshëm, një gjë e tillë mbetet të mësohet vetëm pas vitit të ri.
“Kontrata e Igor Angellovskit skadon me 31 dhjetor. Praktikë është që të bisedohet për vazhdimin e saj pasi e njëjta të skadojë, ashtu që me të do të bisedojmë vetëm pas Vitit të ri” – u shpreh Kryetari i Federatës së futbollit, Muhamed Sejdini.
Kujtojmë Maqedonia në Europianin e vitit të ardhshëm, e ku Maqedonia ndeshjet e saj do ti zhvillojë në Bukuresht të Rumanisë dhe Amsterdam të Holandës, do të luaj në grup bashkë edhe me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.