Kombëtaret shqiptare të futbollit do të kenë një drejtor të ri teknik dhe sërish italian. Bëhet fjalë për Masimo Morxhian, i cili ka pranuar në mediat italiane se ka marrë ofertë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe se gjatë ditës së sotme pritet të vijë zyrtarizimi.
“Më ka ardhur një ofertë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të qenë drejtor teknik i të gjithë ekipeve përfaqësuese dhe më kanë thënë se brenda së martës do ta mbyllim marrëveshjen. U kërkova nëse do ishte e mundur që ta mbyllnim më herët, por ata janë edhe duke kërkuar trajner të ri për ekipin kombëtar dhe normalisht që kjo çështje është më e rëndësishme. M’u bë shumë qejfi nga oferta që mora sepse në këtë moshë një pozicion i tillë në një federatë futbolli do të ishte kurorëzim i karrierës sime. Nëse nuk shkoj në Shqipëri, do të marr drejtimin e Noccerina-s”, – tha Morxhia për të përditshmen italiane “La Citta”.
Ndërkohë, FSHF po punon për të gjetur trajnerin e ri që do pasojë De Biazin dhe sikurse është lajmëruar, brenda muajit korrik pritet të bëhet zyrtarizimi i tij.